Pse duhet zgjedhur NITOLIC®

25 vite eksperiencë me Pipi®

NITOLIC® është pasardhësi i Pipi®, një markë me 25 vite eksperiencë. Është një përgatitje moderne, e cila eliminon tërësisht morrat.

I00% efikasitet
kundër morrave të kokës dhe thërrijave.

Karakteristika kryesore e një formulimi efikas për trajtimin e morrave të kokës është efikasiteti i lartë në eliminimin e vezëve (thërrijave). Kjo ndalon zhvillimin e parazitëve dhe parandalon përsëritjen e infestimit. Efikasiteti i NITOLIC® është dëshmuar në provat e kryera si në morrat e rritur ashtu edhe në vezët e tyre.

Burimi: Të dhëna mbi dokumentin, INSECT RESEARCH & DEVELOPMENT LIMITED, UK (2013)

teknologjia efekt-o®

efekti-O® është një teknologji inovative e ICB Pharma e cila bën të mundur terapinë I00% efikase dhe të shpejtë për infestimin nga morrat e kokës edhe pas një administrimi të vetëm të produktit.

Rezultate të larta të testit të efikasitetit kanë treguar se “efekti-O ®” është elementi thelbësor i cili kushtëzon efikasitetin e përgatitjeve, të cilat nuk përmbajnë asnjë substancë neurotoksike (si psh. insekticide)

Testi i efikasitetit të formulës NITOLIC® i krahasuar me disa produkte kryesore në tregun e Bashkimit Europian. Testi i shpërndarjes së një pike me vëllim 5 µl, në 30 minuta.

Burimi: Gjykimi i krahasimit të efikasitetit, R&D Laboratory Pestinova, 2013
Teknologjia efekt-o ndikon:

Mbulim i shpejtë dhe i menjëhershëm i të gjithë skalpit të kokës dhe të flokëve

Imobilizim i parazitëve dhe bllokim i aparatit të frymëmarrjes së morrit që shkakton mbytjen e parazitëve dhe dehidratimin e morrave dhe të vezëve.

Falë potencialit të lartë të shpërndarjes, përdorimi i NITOLIC® redukton koston e trajtimit të infestimit me morrin e kokës.

Shpejtësi dhe siguri

Mënyra e trefishtë e veprimit
Efekti O®

Siguron mbulimin e plotë të skalpit dhe flokut bashkë me parazitët, të cilët ngordhin si pasojë e mungesës së ajrit

Imobilizim

Morri imobilizohet, gjë e cila rrit efikastitetin e produktit

Dehidratimi

Humbje e pakontrolluar e ujit nga parazitët (morrat dhe thërrijat) shkakton tharjen e tyre.

Siguri pa pesticide

Formula NITOLIC® nuk përmban asnjë pesticid. Falë mënyrës fizike të veprimit është e pamundur që morri të bëhet rezistent ndaj këtij trajtimi specifik. Produkti është vlerësuar klinikisht dhe gjithashtu është testuar me prova toksikologjike dhe dermatologjike.

Një formulë efikase - shumë formate

Vëllimet e produkteve NITOLIC® janë përshtatur sipas gjatësisë dhe trashësisë së flokut dhe sipas numrit te pjesëtarëve të shtëpisë në të cilët duhet të administrohet trajtimi.

Përqasje gjithëpërfshirëse kundrejt trajtimit të infestimit nga morrat e kokës

NITOLIC® nuk është vetëm një pajisje mjekësore për trajtim efikas të morrave të kokës dhe thërrijave, por gjithashtu është një set produktesh lehtësuese të trajtimit efikas dhe eleminimit të parazitëve nga rrobat dhe çarçafët.

Setet e produktit përmbajnë:

Spray lehtësisht i përdorueshëm për eleminimin e morrave dhe thërrijave
Një emulsion i cili lehtëson heqjen e vezëve të morrave të ngordhura (thjerrëzat) të ngjitura në flokë
Larësi shtesë i rrobave për të larë rroba të cilat mund të kenë rënë në kontakt me objekte të infestuara - çarçafë, kapele, peshqirë etj.
Krëhër me dhëmbë të imët për diagnostikim dhe egzaminim të flokut dhe heqje të morrit të ngordhur, dhe thërrijave pas trajtimit
Kapuç mbrojtës për kryerjen efikase të trajtimit
Lista e kontaktit e cila ndihmon për të gjetur njerëz të cilët mund të jenë infestuar me morrat e kokës
broshurë e ilustruar për fëmijë '' Jashtë nga flokët e mi '' e cila shpjegon se problemi i morrave të kokës nuk është aq i frikshëm sa duket