INFORMACION I RËNDËSISHËM MBI MORRIN E KOKËS

Morrat e kokës janë të vegjël (2.0 deri në 4.7 mm), insekte pa krahë me një profil të rrafshuar, të cilët jetojnë në lëkurën e kokës së njeriut. Ata ushqehen ekskluzivisht me gjak. Trupi i sheshtë i parazitit, i mbuluar me fije të forta, është në ngjyrë gri. Morri lëviz përgjatë qimes së flokut duke përdorur tre palë gjymtyrë. Në të gjitha këmbët ata kanë thonj, të cilët së bashku me një proçes të vecantë të ngjashëm me gishtin, formojnë një aparat kapës të fortë. Segmentet e trungut dhe të abdomenit janë të pajisura me vrima ajrimi- aparati i frymëmarrjes së morrit.

Për shkak të përmasës së morrit dhe ndërtimit të aparatit të frymëmarrjes , parametri kyç i një trajtimi efikas është përhapja e shpejtë dhe e njëtrajtshme. Falë formulës inovative të siguruar nga teknologjia e efektit-o®, Pipi® NITOLIC® është efikas kundrejt morrave dhe vezëve (thërrijave).

Më shumë rreth produktit

Cikli i jetës së morrit të kokës


lëshimi i vezëve


çelja e embrioneve


zhvillimi i embrionit
(3 faza)


riprodhimi


lëshimi i vezëve


fundi i jetës natyrale

SUBSTANCA E NGJASHME ME ÇEMENTON

Thërrijat janë vezët e morrave të ngjitura në qimen e flokut me anë të një substance të ngjashme me çementon. Thërrijat janë rreth 0.8 mm të gjata, janë ovale dhe të zgjatura, me një ngjyrë gri në perlë dhe kanë një mbulesë të vecantë ne lëvozhgën e vezës, të cilin morri i ri e heq kur çel.

NITOLIC® eleminues i vezëve

NITOLIC® Eleminues i vezëve shkrin substancën e ngjashme me çementon dhe e bën eleminimin e vezëve më të lehtë gjatë krehjes .

Zbuloni më shumë

Mbijetesa e vezëve jashtë mbartësit

Morri është i lidhur kaq fort me mbartësin e tij sa që do të vdiste jashtë trupit të njeriut brenda 24-48 orëve. Sidoqoftë, vezët mund të jetojnë jashtë mbartësit deri në I4 ditë. Prandaj, në mënyrë që të eleminohen morrat e kokës, është e rëndësishme për të patur një qasje gjithëpërfshirëse e cila është e siguruar nga Pipi® NITOLIC®.

Shtuesi larës i rrobave NITOLIC® parandalon shpërndarjen e morrit të kokës.


Më shumë rreth produktit

Si shpërndahet morri i kokës

Morrat jetojnë vetëm në kokat e njerëzve. Ata nuk mund të kërcejnë ose të fluturojnë dhe nuk mbarten nga kafshët shtëpiake.Morri i kokës shpërndahet me anë të kontaktit, ata thjesht zvarriten kur koka mbi të cilën ata po jetojnë bie në kontakt me kokën e një personi tjetër. Mundësi të tilla janë të shumta në këndet e lojrave, aktivitetet e kohës së lire dhe në kampe. Njerëzit mund te infestohen nga morrat e kokës edhe në shkollë ku morrat kanë një mundësi të mirë për t’u përhapur. Shpesh infestimet ndodhin me anë të përdorimit të përbashkët të krëhërave, furçave dhe lidhëseve të flokëve, jastiqeve, peshqirëve, kapeleve, shalleve dhe rrobave.

Për të siguruar eleminimin e plotë të morrave, trajtimi duhet të administrohet në të njëjtën kohë tek të gjithë pjestarët e familjes/ shokëve të cilët mund të kenë rënë në kontakt me individët e infestuar.

Si te diagnostikosh infestimin me morrat e kokës?

Zbulimi i morrave të kokës, hap pas hapi

Ne përqëndrojmë kërkimin në gjetjen e insekteve të gjalla, të cilat po lëvizin në kokë.
Ajo që na duhet është:

Krëhër i zakonshëm

Krëhër me dhëmbë të imët për të hequr morrat dhe vezët

Copa të bardha

Ndriçim i mirë

Rreth I5 minuta për të kontrolluar flokë me gjatësi mesatare

Rreth I orë për të kontrolluar flokët e gjatë dhe të dendur.

Në fillim krihni flokët me një krëhër të zakonshëm (flokët mund të jenë të lagur ose të thatë).
Nëse floku juaj është i gjatë, ndajeni atë në zona në mënyrë që të lehtësoni proceset e tjera.
Krihni tufat e flokëve një pas një me krëhër me dhëmbë të imët duke nisur që nga rrënja e flokut.
Pasi keni krehur secilën nga tufat e flokut, kontrolloni dhëmbët e krëhërit nën ndriçim të mirë.
Gjetja e morrave të gjallë dhe të lëvizshëm në dhëmbët e krëhërit nënkupton që është zbuluar morri i kokës. Është më e lehtë të gjeni insekte të lëvizshme në copa të bardha.