NE PO THYEJMË TABUNË

Pyetje shqetësuese

A janë thërrijat të rrezikshme për shëndetin e njeriut?Kliko për
të hapur

Një pickim i morrit shkakton një kruarje të pakëndshme ,irrituese dhe një ndjesi djegieje të lëkurës. Kjo vështirëson përqëndrimin dhe shkakton rezultate më të këqija në të mësuar. Kruarja e vazhdueshme e kokës është shkak për acarimin e lëkurës dhe infeksioneve bakteriale. Pështyma dhe jashtëqitjet e parazitit mund të shkaktojnë një reaksion alergjik i cili shfaqet si eritemë në pjesën e pasme të qafës dhe ndryshime të lëkurës pranë hundës dhe gojës. Infestimi me morra ka pasoja negative si në aspektet personale ashtu dhe sociale. Ai shkakton një stres të fortë në individët e infestuar dhe vetëdijes së perceptimit negativ të infestimit me morra nga mjedisi rrethues.

A shkaktojnë thërrijat kruarje?Kliko për
të hapur

Kruarja e kokës mund të ndodhë, por nuk ka pse të jetë një shenjë e infestimit me morra. Për më tepër, jo të gjithë individët e infestuar me morrat e kokës provojnë kruarje. Kruarja e kokës mund të ketë disa shkaqe:
I. Gjatë shpimit në lëkurë një morr fut pështymën e tij në plagë, e cila shkakton një kruarje irrituese dhe ndjesi djegieje,
2. Pështyma dhe jashtëqitjet e parazitit mund të shkaktojnë zhvillimin e një reaksioni alergjik, i cili rrit ndjesinë e djegies së lëkurës dhe kruarjen. Në individë të ndjeshëm, të prirur për alergji, një skuqje e dukshme mund të ndodhë në vijën e flokëve dhe prapa veshëve,
3. Mendimi i pranisë së shumë parazitëve në kokë shkakton kruarje spontane të kokës.

Si shpërndahen morrat e kokës?Kliko për
të hapur

I. Morrat e kokës jetojnë vetëm në kokat e njerëzve.
2 Parazitët nuk mund të kërcejnë ose të fluturojnë.
3. Thërrijat nuk mbarten nga njerëzit tek kafshët.
Morrat e kokës përhapen nga kontakti i afërt. Për të lëvizur nga një kokë në një tjetër, flokët e dy personave duhet të bien në kontakt . Mundësi të tilla janë të shumta në këndet e lojrave, aktivitetet e kohës së lire dhe në kampe. Njerëzit mund të infestohen nga morrat e kokës edhe në shkollë ku morrat kanë një mundësi të mirë për t’u përhapur. Shpesh infestimet ndodhin me anë të përdorimit të përbashkët të krëhërave, furçave dhe lidhëseve të flokëve, jastiqeve, peshqirëve, kapeleve, shalleve dhe rrobave.

Si të kontrolloj nëse fëmija im ka morra?Kliko për
të hapur

Mënyra më e mirë është kontrolli i rregullt dhe krehja e flokëve me një krehër me dhëmbë të imët dhe gjetja e drejtpërdrejtë e morrave dhe thërrijave në flokë. Vëmendje i duhet kushtuar edhe skalpit. Infestimi me morra shoqërohet me skuqje lokale të lëkurës në kokë - veçanërisht prapa veshëve dhe në vijën e flokëve; mund të shfaqen papule të vogla dhe zhveshje lëkure, të zhvilluara për shkak të kruarjes së lëkurës.

A mund ta mbroj fëmijën tim kundër morrave?Kliko për
të hapur

Për fat të keq, kjo nuk është e mundur. Është vlerësuar se pothuajse çdo fëmijë në moshë parashkollore dhe shkollore ka të paktën një infestim me morra. Morrat nuk janë përzgjedhës, ato infestojnë pa dallim flokët e pastër e të çrregullt, të shkurtër dhe të gjatë, kaçurrela dhe të drejtë, pavarësisht nga ngjyra. Nëse dikush në mjedisin e fëmijës është i infestuar me morra, mundësitë janë të larta që fëmija juaj do të ketë morra. Prandaj, flokët e fëmijës duhet të kontrollohen rregullisht dhe të krihen me një krëhër me dhëmbë të imët, dhe në rast të gjetjes së morrave, trajtimi duhet të fillojë menjëherë, përpara se numri i parazitëve të rritet.

A mund të më ngjiten morrat nëpërmjet kontaktit me çarçafët apo peshqirët?Kliko për
të hapur

Jeta e parazitëve të tillë si morrat është i lidhur ngushtë me njeriun-mbartësin. Nëse morrat dalin jashtë kokës së individit të infestuar, ata mund të mbijetojnë jashtë trupit të njeriut për 24-48 orë dhe pastaj ngordhin. Infestimi me morra është i mundur nëpërmjet përdorimit të përbashkët të krëhërave, furçave, lidhëseve të flokëve, jastiqeve, peshqirëve, batanijeve, kapeleve, shalleve dhe veshjeve.

A mund të më ngjiten morrat vetëm në shkollë ose në kopësht?Kliko për
të hapur

Morrat transferohen më shpesh përmes kontaktit të drejtpërdrejtë nga një kokë e njeriut në një tjetër. Kontaktet të tilla janë më të zakonshme në shkollë. Megjithatë, morrat mund të merren kudo dhe nga të gjithë, psh në terrenet sportive, kampet, por edhe në vende të mbushura me njerëz, p.sh. në tramvaj, autobus ose tren.

A i heq larësi i flokëve morrat?Kliko për
të hapur

Jo. Larësi i flokëve nuk është i dobishëm në rastin e infestimit me morra. Si thërrijat ashtu dhe parazitët e rritur mund të përballojnë mirë edhe një zhytje në ujë dhe efektin e një shampoje standarde.

Çfarë duhet të bëni kur infestoheni?Kliko për
të hapur

Filloni trajtimin menjëherë. Në mënyrë që të bëni efikase heqjen e morrave, është mirë që të kryeni trajtimin në të njëjtën kohë tek të gjithë personat në mjedisin përreth, të cilët mund të bien në kontakt me parazitët. Megjithatë, kafshët shtëpiake nuk duhet të trajtohen - ato nuk infestohen me morrat e njeriut. Apartamenti duhet të pastrohet, sepse morrat mund të mbijetojnë jashtë kokës së njerëzve edhe për dy ditë - në carçafë, batanije, veshje, dyshekë. Gjërat, të cilat nuk mund të lahen, p.sh. kuvertat, lodrat prej pellushi etj, duhet të jenë të mbyllura fort në qese plastike për disa ditë. Thërrijat, megjithatë, mund të mbijetojnë edhe dy javë jashtë mbartësit. Prandaj vendet ku mund të jenë të pranishme flokët e një personi të infestuar, të tilla si qilima, kolltuqe dhe divane (gjithashtu tapiceri makine), duhet të pastrohen me vakum. Të gjitha pajisjet e flokëve në tualet (furçat, krëhërat, lidhëset e flokëve, etj) duhet të hidhen dhe duhet të blihen të reja.

Sa shpejt një person mund të ri-infestohet pas procedurës efikase të heqjes së morrave?Kliko për
të hapur

Menjëherë. Një procedurë efikase e heqjes së morrave nuk do të thotë fitim rezistence ndaj një pushtimi të radhës nga parazitët. Gjetja e morrave të gjalla pas trajtimit do të thotë se procedura e heqjes së morrave ishte e paefektshme. Shkaqet variojnë:
I. Rezistenca e morrave ndaj përgatitjes së aplikuar.
2. Aplikimi i sasisë së pamjaftueshme të përgatitjes së eliminimit të morrave. Një situatë e tillë mund të ndodhë në rastin e flokëve të gjatë dhe të trashë. Procedura duhet të përsëritet më pas në mënyrë rigoroze sipas udhëzimeve të prodhuesit.
3. Ri-infestimi me morra. Vlen të kontrollohen flokët e të gjithë anëtarëve të familjes, për të përjashtuar një mundësi të tillë.

Nuk ka asgjë për t'u turpëruar.

Ne duhet të kujtojmë se:

Morrat nuk janë diçka që ju duhet të turpëroheni. Shumë fëmijë do të zënë morra herët a vonë, e disa prej tyre shumë herë, dhe kjo nuk mund të ndihmohet. Në vend që të rrini të turpëruar në heshtje, është më mirë të ndani përvojën për këtë problem me prindërit e tjerë dhe të ndihmoni njëri-tjetrin.

Infestimi me morra nuk do të thotë që fëmija dhe prindërit e saj/ tij nuk kujdesen për higjenën. Morrat janë pa dallim: ata infestojnë edhe flokët e pastra dhe ato të çrregullta. Prandaj, askush nuk mund të akuzohet se ka ndonjë lidhje mes morrave dhe nivelit të higjienës në jetën e saj/ tij.

Infestimi me morra nuk është faji i askujt - çdo fëmijë që ka morra, është infestuar nga një tjetër fëmijë dhe, me shumë mundësi, do tja transferojë dikujt tjetër.

Eliminimi efikas i infestimit me morra bazohet në tre parime:

përqasje gjithëpërfshirëse – kryerja e trajtimit në të gjithë anëtarët e familjes

veprimi i njëkohshëm – planifikimi i trajtimit në të njëjtën kohë tek të gjithë fëmijët në shkollë/ klasë/ grup

informim i të tjerëve për mundësinë e infestimit – duke bërë një listë kontakti

Eliminimi i infestimit me morra, si në një fëmijë ashtu dhe në mjedisin e tij /e saj është i domosdoshëm për të përjashtuar ri-infestimin.